Gazeta Monitor në artikullin e publikuar sot, shkruan se detyrimet e fshehua të qeverisë janë më shumë se 300 milionë euro të pa përfshira në borxhin publik, i cili vlerësohet dri në fund të vitit 2016 në 71.01% e PBB-së.
Artikulli më pas vazhdon si më poshtë:
Në muajin prill 2017, borxhi në burim i krijuar nga disa ente publike deri në fund të vitit 2016 vlerësohet në 32 miliardë lekë. Ky borxh është pranuar zyrtarisht nga institucionet përkatëse.
Detyrimet e reja janë krijuar nga borxhet që institucionet e shtetit kanë ndaj bizneseve për punime të papaguara në rrugë, rimbursim TVSH-je dhe gjyqe të humbura.
Fatura është rënduar edhe nga borxhet e pushtetit lokal dhe faturat e papaguara të energjisë për vitet 2014-2015 nga Entet Publike.
Nga shuma 32 miliardë lekë e krijuar deri në fund të vitit 2016, detyrimet ndaj biznesit (rimbursim TVSH-je dhe punimet e papaguara të rrugëve) janë 5.8 miliardë lekë, sipas të dhënave zyrtare nga Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.
Nga detyrimet e reja, 8 miliardë lekë, apo 25%, janë fatura të papaguara të energjinë nga entet publike, kryesisht njësitë e pushtetit vendor me ndërmarrjet e ujësjellësit, sipas të dhënave zyrtare Enti Rregullator i Energjisë.
Detyrimet e tjera me vlerë 8,9 miliardë lekë (65 mln euro) rezultojnë si detyrim që pushteti lokal ka ndaj të tretëve për mallra dhe shërbime.
FMN dhe Banka Botërore e raportojnë borxhin e Shqipërisë gati 1 për qind të PBB-së me shumë se sa e raporton qeveria shqiptare për vitin 2017.
Avokati i Shtetit, për vitin 2016, njoftoi se çështjet e humbura në gjykatat shqiptare në dëm të shtetit janë arritën mbi 8 miliardë lekë, ose 58 milionë euro.
Pas përfundimit të marrëveshjes me FM, Ministria e Financave ka ndaluar se raportuari detyrimet e prapambetura të krijuara rishtazi.
Nëse borxhit publik do t’i shtoheshin të paktën 32 miliardë lekë detyrime të identifikuara të prapambetura, atëherë ai do të kërcente në 1.098 trilionë lekë, ose 73% e PBB-së.