ISP: Votat për një mandat 2017: prognoza dhe problematika

ISP: Votat për një mandat 2017: prognoza dhe problematika

Instituti i Studimeve Politike në bashkëpunim me Fondacionin gjerman Konrad Adenauer publikoi sot një parashikim mbi numrin e votave të nevojshme për të fituar një mandat deputeti në Kuvendin e ri. Studimi është bazuar në rezultatet e zgjedhjeve të përgjithshme të viti 2013.

Në këtë studim thuhet se sipas llogaritjeve të bëra rezulton se:

Pragu minimal 3 për qind që partitë duhet të kalojnë në çdo qark luhatet nga 1404 vota në Kukës në 13542 vota në Tiranë. Kalimi i pragut nuk do të thotë marrje e mandatit. Vetëm në Tiranë kalimi i pragut sjell automatikisht edhe fitoren e një mandati parlamentar. Në qarqet e tjera duhen deri në 6 herë më shumë vota.

[M]ë 2013 një mandat merrej më lehtë në Kukës e Lezhë sesa në qarqet e tjera. Me ikjen e mandatit të katërt në Kukës, pragu për një mandat rritet ndjeshëm, dhe shkon në nivelet e Tiranës.

Numri i votave për një mandat mbetet e lart në Tiranë (nga 11 deri në 13 mijë vota), ndjekur nga Dibra e Durrësi dhe më pas Fieri dhe Berati.

Shembulli i Kukësit 2013, ku për mandatin e fundit diferenca midis dy koalicioneve të mëdha ishte vetëm 9 vota (9259 me 9250) tregon se në disa raste, vetëm një grusht votash vendosin fatin e një deputeti dhe një subjekti elektoral.

[N]ëse numri i qytetarëve që do të shkojnë në votime rritet 1-3 për qind në krahasim me 2013, atëherë pragu elektoral dhe mundësia për të fituar një mandat rritet deri me 500-900 vota.

Nëse pjesëmarrja e zgjedhësve në votime ulet, atëherë çdo ulje ndikon edhe në uljen e numrit të votave të nevojshme për të fituar një mandat.

Kufiri minimal për mandatet (pragu 3 për qind ka vlerë vetëm në Tiranë), është sfida kryesore e partive të vogla politike, sidomos PDIU, LIBRA, SFIDA, PSD, APD, FRD, PKD, etj. Ky rregull vlen edhe për LSI në të paktën 4 nga 12 qarqet e vendit.

[P]artitë që marrin shumë vota, megjithatë nuk kalojnë pragun elektoral ose nuk arrijnë numrin e votave për një mandat penalizohen dy herë, – nuk fitojnë mandat për shkak të sistemit të votimit dhe nga ana tjetër, votat e tyre de facto përkthehen në mandate parlamentare për partitë e mëdha politike, sidomos Partinë Socialiste (80%) dhe Partinë Demokratike (60%).

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>