Ministrat teknikë dhe zëvendës kryeministrja, të emëruar pak javë më parë sipas marrëveshjes Rama-Basha do të qëndrojnë në detyrë deri sa OSBE/ODHIR të publikojë raportin për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Sipas Panoramës, burime të sigurta nga PD bëjnë të ditur se ministrat teknikë do të ndihmojnë me materiale OSBE/ODHIr për hartimin e raportit.
Task-Forca, e formuar pas marrëveshjes së 17-18 majit, e drejtuar nga Zonja Mandija, do të hartojë një raport lidhur me përfshirjen e administratës në fushatën zgjedhore. Matëriali më pas do t’i dërgohet OSBE/ODHIR. Po ashtu, gjashtë ministrat që janë kujdesur që nëpunësit të mos përdoreshin nga partitë gjatë fushatës, do të ndihmojnë në hartimin e këtij raporti.
Kryeministri Rama në disa intervista ka lajëmruar se gjashtë ministrat dhe Zonja Ledina Mandija do të shkarkoheshin një ditë pas zgjedhjeve, pra më 26 qershor. Por sot kur KQZ tashmë ka zyrtarizuar dhe rezultatin e zgjedhjve, gjashtë ministrat dhe zëvendë kryeministrja vazhdojnë të mbajnë postet e tyre.
Vetë ministrat janë përgjigjur se në zbatim të Kushtetutës, do të qëndrojnë në këto pozicione deri në formimin e qeverisë së re.