Realizimi i reformës në drejtësi, sfida më e madhe e Shqipërisë

Nga Xhuljo Fejzaj
Realizimi i reformës në drejtësi, sfida më e madhe e Shqipërisë

Realizimi i reformës në drejtësi është jo vetëm një domosdoshmëri e së sotmes, por edhe një imperiativ i së ardhmes. Ajo duhet të kthejë besimin e humbur te sistemi i drejtësisë dhe demokracia; do të ndihmojë në rritjen e ekonomisë së Shqipërisë; do të tërheqë investimet e huaja që deri tani janë në përqindje të vogël; do të ndihmojë në përshpejtimin e integrimit europian të vendit.

Kjo është një nga reformat më të rëndësishme që Shqipëria duhet të bëjë në procesin e integrimit europian. Vetëm me realizimin e saj mund të kemi një rend të ri kontrolli e ekuilibrash, që do të bëjë të mundur dhe do të mbrojë zbatimin e drejtësisë në Shqipëri.
Realizimi i reformës nuk ka të bëjë vetëm me sistemin apo vetëm me njerëzit, por me të dy, prandaj duhet të jetë tërësore. Deri tani kemi një sistem gjyqësor të mbushur me gjyqtarë të korruptuar, që kanë rrënuar sistemin e drejtësisë. Deri tani ka qenë e pamundur që një prokuror të hetojë gjithë akuzat për korrupsion, ndërsa ata që janë të korruptuar mendojnë se nuk do të ndiqen kurrë penalisht, deri tani ia kanë dalë të jenë të paprekshëm.

Qytetarët nuk duan të shikojnë gjyqtarë të korruptuar, as politikanë e çdo punonjës përfaqësues të institucioneve që duhet t’i shërbejnë qytetarit e jo të kërkojnë shuma të majme. Miratimi i reformës nuk është i mjaftueshme, për të bindur qytetarët, e të kthejnë besimin e tyre te drejtësia, problemet janë po ato që kanë qenë, pavarsisht miratimit të vetingut.

Sfida më e madhe nuk është miratimi i saj, por realizimi i reformës, pavarsisht se kërkon kohë. Nëse analizojmë realizimin e reformës në drejtsësi, në Rumani, nxjerrim se pengesa më e madhe ishte realizimi i saj, u deshën vite, të largoheshin gjyqtarë të korruptuar, politikanë që nuk e justifikonin pasurinë, njerëz të inkriminuar. Sot më shumë se 300 persona, akuzohen si të korruptuar, nuk justifikojnë pasurinë e tyre, kjo shifër është vetëm maja e ajsbergut, në vazhdimësi të reformës duhet të hetohet çdo gjyqtar që shkon me xhepat bosh në gjykatë e kthehet me mijëra euro në xhep.
Gjyqtarët dhe prokurorët duhet të rivlerësohen për aftësitë profesionale, etike, bazuar në historikun e punëse tyre, gjë e cila nuk është realizuar deri sot. Është e nevojshme që sa më parë të ndërtohet një institucion për rivlerësimin e çdo punonjësi të administratës, kriteret mbi të cilat rivlerësohet, nuk duhet të jenë ato të cilat rezultojnë fitues, por duhet të krijohen kritere të reja, bazuar në kriteret që përdoren në vendet e Bashkimit Europian. Gjatë realizimit të rivlersimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Kroaci gjatë realizimit të reformës, 40 për qind e gjyqtarëve dhe prokurorëve rezultuan se nuk i përmbushnin kriteret profesionale dhe etike, përveç faktit që rezultuan të përfshirë në korrupsion. Po në Shqipëri? Me siguri shifrat do jenë më të larta, kjo do tu japë mundësi atyre që janë të gjatshëm të bëhen pjesë e këtij procesi jetik .
Sa europiane është? Sa europianë ndihen qytetarët shqiptarë në dyert e drejtësisë shqiptare? Zgjatja e realizimit të reformës, i ka lodhur e zhgënjyer qytetarët. Pengesat vijnë si pasojë e individëve brenda sistemit të drejtësisë ashtu dhe ato jashtë tij, sidomos të pranishëm në klasën politike. Stanjacioni, mungesa e përgjegjsisë, e profesionalizmit dhe e transparencës në drejtësinë shqiptare padyshim u ka leverdisur segmentve të tillë, që më vonë kanë përfituar e kanë ngelur të paprekshëm.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>