Vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Bosnja, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia po planifikojnë fillimin e një projekti për të formuar një zonë ekonomike rajonale, e cila do të krijonte një treg të vetëm për rreth 20 milionë banorësh. Lajmi bëhet i ditur nga Reuters.
Sipas zëvendëspresidentit të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) Pierre Heilbronn, Banka do të mbështesë iniciativën, në të cilën tashmë ka investuar 10 miliardë euro gjatë viteve të fundit.
Zona ekonomike e Ballkanit Perëndimor parashikon heqjen e barrierave tregtare midis vendeve individuale dhe harmonizimin e kuadrit ligjor, si dhe përputhjen me legjislacionin e BE-së.