Media britanike The Guardian raportohen se Agjensia Kombëtare e AntiKrimit në Mbretërinë e Bashkuar [NCA] pohon se “grupet kriminale shqiptare kontrollojnë tregun e kokainës në Mberetërinë e Bashkuar duke përdorur dhunën”.
Në analizën vjetore mbi krimin e organizuar të kësaj agjencie, paralajmërohet se bandat kriminale shqiptare kanë “ndikim të madh në organizatat kriminale britanike”. Qëllimi kryesor i tyre është trafikimi i kokainës në tregun e Londrës.
Në raport thuhet:
“Kriminelët nga Ballkani po përhapin me shpejtësi rrjetin e tyre të ndikimit, duke lidhur marrëdhënie direkte me furnizuesit e kokainës në Amerikën Latine. Kërcënimi i ardhur nga grupet kriminale shqiptare është domethënës. Londra është tregu i tyre i parë, por ato janë shtrirë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.”
Më tej në raport shkruhet se shqiptarët përbëjnë vetëm 0,8 për qind të numrit të organizatave krimit të organizuar në MB—përpara tyre renditen organizatat kriminale britanike (61,6%), banda me kombësi të panjohur (23,5 %), bandat e rumunëve (1,5 %) dhe bandat e polakëve me 0,9 %—por ndikimi që kanë grupet kriminale shqiptare, pavarësisht numrit, është më i fortë se i të gjitha bandave të tjera. Kjo vjen për shkak të dhunës së rëndë të përdorur nga shqiptarët.
Këtë gje e pohoi në një intervistë për BBC, Mattew Horne, Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Antikrimit, i cili u shpreh se “pavarësisht numrit të vogël të bandave shqiptare në Britani, ndikimi i tyre është i lartë”.
“Ne jemi të përqendruar në kontrollin e krimit të organizuar të ardhur nga Shqipëria në veçanti për trafikimin e kokainës… Po flasim për rreth dhjetra mijëra kilogramë kokianë të trafikuar çdo javë”, u shpreh Horne.
I pyetur për luftën ndërmjet bandave, ai u përgjigj:
“Ajo shkon përtej kësaj. Dhuna shpesh përdoret si përforcim i modelit të punës. Ne jemi të shqetësuar sepse mendojnë se po përdoren njerëz të pafajshëm nga këto banda”.
Por, grupet kriminale shqiptare përveç trafikut të drogës shpesh janë të përfshirë edhe në trafikimin e njerëzve.
Horne u shpreh se “rrjeti kriminal po diversifikohet dhe nuk është e pazakontë të gjesh ndër to edhe grupe të cilat merren me trafikimin e qënieve të gjalla apo të mallrave të tjerë duke përdorur të njëjtën rrugë me atë të trafikimit të kokainës”.
Gjatë këtij muaji gazeta britanike Observer raportoi se shqiptarët janë një ndër grupet më të mëdha të emigrantëve në MB. Fëmijët shqiptarë, në bazë të të dhënave nga institucionet e mbrojtjes antitrafik të fëmijëve renditen të dytët pë nga numri pas fëmijëve të ardhur nga Vietnami.
Zyrtarisht në MB ndodhen 20 mijë shqiptarë, por raportohet se hyjnë më shumë duke u deklaruar si Kosovarë.