Kryeministri Edi Rama postoi sot në facebook në rubrikën “Photo of the Day” një foto të tij nga takimi në Kongresin Botërorë të Naftës. Në këtë foto Kryeministri Rama shfaqet me Presidentin e Turqisë Erdogan, Presidentin e Serbisë Vuçiç, Presidentin e Azerbaxhanit Ilham Aliyev dhe Kryeministrin e Bullgarisë Borisov. Në fotografi të gjithë duken të qeshur dhe të afërt me njëri-tjetrin.
Në pamje të parë, ky bashkim mund të duket i çuditshëm por në fakt ka shumë përbashkëta ndërmjet tyre:
Presidenti i Azerbaxhanit Aliyev, i cili e trashëgoi postin e presidentit të Azerbaxhanit në 2003 pas vdekjes së babait të tij, konsiderohet si një nga udhëheqësit më të korruptuar në Evropë. Përpara se të bëhej President ai ka drejtuar Kompaninë Shtetërore të Naftës së Azerbaxhanit e më pas ka qënë kreu i delegacionit të Azerbaxhanit në Këshillin e Evropës.
Kryeministri i Bullgarisë Boyko Borisov, i cili u zgjodh për herë të parë në vitin 2009, shpesh është akuzuar nga vendet anëtare të BE-së për shtypje të medias, korrupsion dhe lidhje me krimin. Përpara se të zgjidhej kryeminsitër Borisov ka qënë Kryebashkiku i Sofjes.
Presidenti i Turqisë Erdogan është një nga autokratët më të fuqishëm të botës. Deri më tani, presidentit turk me dekret të tij ka burgosur më shumë se 40 mijë njerëz të akuzuar për organizimin e grushtit të shtetit, ka pushuar nga puna më shumë se 140 mijë nëpunësve në administratë, ka shkrirë rreth 1,500 grupeve civile, ka arrestuar së paku 120 gazetarëve dhe ka mbyllur më shumë se 150 media.
Në prill të 2017, Presidenti Erdogan fitoi edhe referendumin për ndryshimet kushtetuese, i cili i dha atij të drejtën për të sunduar pa u kontrolluar nga parlamenti. Sipas Erdoganit këto ndryshime “ishin vetëm procese të panevojshme parlamentare që pengojnë progresin”.
Erdogan u zgjodh president i Turqisë në vitin 2014, pasi shërbeu si kryeminsitër i vendit për rreth 11 vjet. Përpara se të zgjidhej kryeministër, Erdogan ka qënë kryebashkiaku i Stambollit.