Komisioni Qendror Zgjedhor po rinumëron sot 64 kuti të qarkut Tiranë të ankimuara nga PDIU dhe PS.
Deri më tani, në 11 kuti e para, PDIU ka marrë 5 vota më shumë nga sa ishin shënuar fillimisht në procesverbalet e kutive.
Kreut të PDIU Shpëtim Idrizit i duhet 37 vota për të kaluar pragun prej 3 për qind dhe për të fituar mandatin në kuvend.
Sipas vendimit të KQZ për rezultatin e qarkut të Tiranës, PDIU fitoi 12.347 vota ose 2.98 për qind, 0.02 për qind nën pragun e nevojshëm.
Zoti Idrizi në mënyrë të vazhdueshme ka denoncuar vjedhjen e votave në dëm të partisë së tij, veçanërisht në tavolinat e numërimit në të cilat PDIU nuk kishte përfaqësues.