Gjatë fundjavës, Tirana u mbulua nga smogu si pasojë e djegies së pyjeve e plehrave në rrethinat e qytetit.
Mbrëmjen e së premtes, Tirana u mbulua nga tymi teksa në Ibë ra zjarr, i cili zgjati gjatë gjithë natës. Gjatë fundjavës, disa zjarre u ndezën në landifillet e plehrave, duke mbuluar edhe një herë qytetin me mjegull helmuese.
Bashkia Tiranë nuk ka lëshuar asnjë informacion mbi zjarret e rëna në pyje apo zjarrëvëniet e qëllimshme në landfille, duke rrezikuar jetën e banorëve dhe duke ndikuar ndjeshëm në cilësinë e ajrit në qytet.