Kaos në zyrat e gjendjes civile, qytetarët kërkojnë shtyrje të afatit për regjistrimin e adresave

Kaos në zyrat e gjendjes civile, qytetarët kërkojnë shtyrje të afatit për regjistrimin e adresave

Më 27 korrik, afati i fundit për deklarimin e adresës së vendbanimit, zyrat e Gjendjes Civile u dyndën nga qindra qytetarë. Qytetarët, me qëllim shmangien e gjobës prej 10 mijë lekësh të reja – që fillon të aplikohet sot për të gjitë ata që nuk kanë bërë transferimin e adresës së banimit- kanë qëndruar me orë të tëra në radhë.

Shumë prej tyre u shprehën se në mungesë të informacionit paraprak për dokumentet e nevojshme, shpesh i është dashur të rikthehen sërish në radhë pasi kishin siguruar dokumentet e nevojshme. Shpesh qytetarët janë njoftuar në moment të fundit se edhe pse i kanë siguruar dokumentet, ata duhet t’i noterizonin ato.

Qytetarët kanë kërkuar shtyrje të afatit të regjistrimit, për shkak të këtyre vonesave por duket se diçka e tillë nuk është pranuar nga Drejtoria e Gjendjes Civile.

Ministria e Brendshme njoftoi pak ditë më parë se afati i fundit i regjistrimit do të ishte 27 korriku, pas kësaj date kushdo që do të tranferojë banimin do të paguajë dhe gjobën prej 10 mijë lekësh.

Zyrtarë të Gjendjes Civile u shprehën për Panoramën se ky afat nuk mund të shtyhet pa u mbledhur parlamenti i ri. Por duket se ky fakt nuk është i vërtetë. “Brenda të gjitha kornizave ligjore, afati në fjalë mund të shtyhet me një akt normativ të Qeverisë,” shkruan Panorama.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>