“Përfaqësuesit e BE-së, në deklaratat e tyre, por edhe në kontaktet direkte me udhëheqësit politikanë, në mënyrë të vazhdueshme i kanë paralajmëruar se çdo formë e retorikës provokuese, brenda ose jashtë vendit, duhet të shmangen”, iu përgjigj Përfaqësuesja e Lartë e BE-së Frederica Mogherini pyetjes së europarlamentarit të majtë Dimitrios Papadimoulis mbi qendrimin që do të mbajë BE “për deklaratat provokuese të cilat kanë ndryshuar principet e pavarësisë dhe integritetit të territorrit në vendet e Ballkanit Perëndimorë?”
Europarlamentari Papadimoulis shprehu shqetësimin e tij për “Retorikën etnike dhe shumë naçionaliste të përdorur nga Kryeminsitri i Shqipërisë Edi Rama” gjatë krizës politike të Maqedonisë e cila më pas i hapi rrugë formimit të qeverisë së Zaevit
Gjatë fjalës së tij, ai tha se:
Situata alarmante në Maqedoni është rënduar nga retorika e lartë nacionaliste dhe etnike e Kryeministrit Edi Rama, dhe politikat e Kosovës, përpjekje për të çorientuar opinionin publik nga problemet e vërteta të varfërisë dhe korrupsionit të kudogjendur. Ky fenomen vuri në rrezik qendrueshmërinë dhe zhvillimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe trajektoret e tyre europiane.
Në këtë kontekst, Greqia është një pilar i qendrueshmërisë, paqes, sigurisë në rajon, duke ndihmuar në forcimin e dialogut demokratikë, ligjorë dhe zbatimit të ligjit.
Kryeministri Edi Rama në të shkuarën shpesh i është drejtuar retorikës naçionaliste dhe provokimeve, ndonjëherë edhe duke ndërhyrë direkt në politikën e vendeve fqinje.