Presidenti Vuçiç: Gati të zgjidh konfliktin me Kosovën

Presidenti Vuçiç: Gati të zgjidh konfliktin me Kosovën

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç deklaroi se në shtator do të nisë një debat mbarëkombëtar mbi problemet e pazgjidhura me Kosovën dhe Shqipërinë. Presidenti Vuçiç theksoi se vetëm një “kompromis mes palëve” do të zgjidhte shumicën e problemeve politike të Serbisë dhe do ti hapte rrugën për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Në në intervistë për televizionin Pink të mërkurën në mbrëmje, Zoti Vuçiç tha se ishte i gatshëm ta nisë këtë proces, pavarësisht nga sfidat politike që mund t’i sjellë karrierës së tij personale në Serbi, ku shumica e qytetarëve serbë e kundërshtojnë pranimin e pavarësisë së Kosovës.

Deri më tani partitë serbe që kanë punuar pro njohes së Kosovës si shtet sovran kanë humbur mbështetjen e zgjedhësve serbë.

“E di se çfarë do kompromisi të bësh, Serbia nuk të fal. E di se çfarë pasojash personale dhe politike mund të ketë  për ato që bëhen pjesë e këtyre kompromiseve,” u shpeh Vuçiç.

“Nëse krijojmë një bosht paqeje dhe qendrueshmërie nga veriu në jug të Ballkanit Perëndimor, midis dy popujve më të mëdhenj, serbë dhe shqiptarë, do të kemi zgjidhur 80 për qind të problemeve tona politike për 100 vitet e ardhshme”, vazhoi më tej ai.

Në javët e fundit, si presidenti serb ashtu dhe politikanë të tjerë serbë kanë shprehur dëshirën për të ecur drejt anëtarësimit në BE dhe zgjidhja e konfliktit me Kosovën është një prej kushteve të BE-së për anëtarësim.

Një zgjidhje e gjithëpranuar, sipas Vuçiç, do të hape rrugën dhe për një bashkëpunim më të gjerë me Shqipërinë.

“Është e rëndësishme që të kemi marrëdhënie të mira me shqiptarët dhe t’i zgjidhim problemet njëherë e përgjithmonë, në vend që t’i mbajmë konflikte të ngrira.”

Në rast të njohjes së Kosovës, Serbia do të duhet të bënte ndryshime të Kushtetutës, e cila aktualisht thekson se Kosova duhet të qëndrojë pjesë e Serbisë. Për këto ndryshime kushtetuese nevojiten dy të tretat e votave të parlamentit serb, 250 vota. Aktualisht partia e Presidentit Vuçiç ka 131 mandate.

“Nëse nuk kemi fuqinë për të ndryshuar Kushtetutën, dhe në këtë moment duket se nuk e bëjmë, atëherë rruga jonë evropiane do të ndalet”, tha ai.

Duket se nisma e presidentit serb është një veprim për të matur pulsin e kombit serb dhe për të sfiduar partitë opozitare për të dalë përpara me propozimet apo qëndrimet e tyre. Detajet e platformës së Vuçiç do të bëhen më publike gjatë javëve në vazhdim.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>