Televiozioni OraNews bën me dije se sipas burimeve të saj, ministrat teknikë kanë dhënë sot dorëheqjen.
Gjashtë ministrat, që u dekretuan nga Presidenti Nishani në fund të majit, pas marrëveshjes mes Kryeministrit Rama e Kreut të PD Basha në mesnatën e 17 majit janë:
Ministri i Brendshëm Zoti Dritan Demiraj;
Ministri i Shëndetësisë Zoti Arben Beqiri;
Ministre e Mirëqenies Sociale Zonja Xhulieta Kërtusha;
Ministre e Financave Zonja Helga Vukaj;
Ministre e Arsimit Zonja Mirela Karabina;
Ministri i Drejtësisë Zoti Gazment Bardhi;
Nuk dihet ende nëse së bashku me ministrat është dorëhequr dhe ZëvendësKryeministrja Ledina Mandija.
Më herët në media është shkruas se Ministrat teknikë dhe zëvendës kryeministrja, do të qëndronin në detyrë deri sa OSBE/ODHIR të publikojë raportin për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
Më shumë detaje rreth këtij lajmi priten të mësohen në vijim.