Katër punonjës të portit të Durrësit janë dërguar në spital si pasojë e helmimit nga rrjedhja e gazit në ajër.
Sipas policisë, pranë Urës së Dajlanit, ku ndodhet hyrja e katërt e portit, ka patur rrjedhje gazi.
Ende nuk dihet se cilat mund të jenë arsyet e kësaj rrjedhjeje.