Alastair Campbell, ish-këshilltari për propagandën i ish-kryeministrit britanik Tony Blair, organizoi pak javë më parë një takim mes miqsh në Amsterdam, ku mori pjesë Tony Blair, kryeministri Rama dhe Devis McShane, ish-ministri tashmë i diskredituar britanik.
Nga ky takim duket se papritmas u frymëzuan për t’i thurur lavde Kryeministrit Rama, në disa media evropiane.
Megjithatë, duket se Campbell, i cili është i gatshëm ta shesë dinjitetin ndaj kujtdo që i paguan pushimet, ka plot kohë për të lavdëriuar edhe perënditë më të vogla të panteonit socialist shqiptar.
Muajin e kaluar, në një takim me të rinjtë e FRESSh në Jalë, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u shpreh:
“Pasi nuk ishte në Tiranë për 10 muaj, këshilltari i Tony Blair [Alastair Campbell] tha: ‘Se kam parë kurrë në botë një shpejtësi të tillë [në ndërtim] dhe një ambient që është e mbushur me aq shumë jetë. Sheshi Trafalgar apo sheshet kryesore në Londër kurrë kurrë kurrë nuk e kanë këtë! “
Përtej mundësisë që kjo bisedë mund të jetë thjesht fryt i imagjinatës së Veliajt, a beson ai vërtetë se sheshi i famshëm Trafalgar—ku kalojnë çdo ditë dhjetëra mijëra qytetarë e turistë—mund të krahasohet me djerrinën prej betoni në mes të Tiranës, ku “shatërvanët” hedhin ujë të pafiltruar mbi e pllakat “nga e gjithë Shqipëria” që i ka çngjyrosur që tani ato dhe po krijon e shpejtësi shtresa gri dhe kafe minerali që zakonisht gjenden vetëm në tualetet publike?
A nuk i ka shkuar në mendje shokut të vërtetë apo imagjinar të Veliajt se “shpejtësia” me të cilën u ndërtua Sheshi Skendërbej është thjesht rezultatit të korrupsionit të madh që shoqëroi procedurat e prokurimit publik, shtesave në minutën e fundit dhe mungesës së një projekti të vërtetë arkitektonik?
Po drita ka në Trafalgar Square, Alastair Campbell? Besoj se po!