Komuniteti besimtar bektashi festoi sot ditën e fundit të pelegrinazhit në nder të Abaz Aliut, në malin e Tomorrit. Kryegjyshata Bektashiane dhe Bashkia e Beratit organizuan aktivitete të ndryshme për besimtarët.
Abaz Aliu ishte djali i Imamit Ali, imami i parë i shiiitëve myslimanëve.
Këtë vit, në festime ishin të pranishëm dhe Presidenti Meta dhe bashkëshortja e tij Kryemadhi. Kryegjyshi botëror Baba Mondi uroi besimtarët për festën dhe theksoi se vendi i shenjtë, Teqeja e Kulmakut në malin e Tomorrit ka vlerë të veçanta në ripërtëritjen e familjes shqiptare.
Baba Mondi i dhuroi Presidentit Meta një medalion floriri, në shenjë falenderimi për mbështjetjen ndaj këtij komuniteti ndër vite.
Peligrinazhi i bektashinjve u ndalua gjatë periudhës së diktaturës komuniste dhe 25 vite më parë, Baba Reshati, paraardhësi i Baba Mondit, rinisi ritin.