Udhëheqësit e Ballkanit perëndimor pritet të takohen në Durrës më datën 26 gusht. Takimi, i cili do të mikpritet nga Kryeministri Rama, është një aktivitet informal për të shkëmbyer opinione dhe mendime rreth bashkëpunimit rajonal dhe proceseve të integrimit.
Nuk bëhet e ditur ende se cilët udhëheqës të Ballkanit kanë konfirmuar pjesëmarrjen, ndërkohë që kanë konfirmuar praninë në takim Komisioneri Europian për Zgjerimin Johannes Hahn dhe Zëvendës Presidenti i Bankës Botërore për Europën dhe Azinë Qendrore, Cyril Muller.