PD — Do të përjashtohet çdo deputet që shet votën

PD — Do të përjashtohet çdo deputet që shet votën

Çdo deputetë që shet votën do të përjashtohet nga grupi parlamentarë i PD-së. Ky ka qënë vendimi grupit parlamentarë të PD-së te marrë sot gjatë mbledhjes së jashtëzakonshme të PD-së. Kjo mbledhje u thirr nga Kryetari Basha si pasojë e dy votave të PD-së pro Gramoz Ruçit si kryetar i Kuvendit.

Gjatë mbledhjes mësohet se ka folur edhe ish-Kryeministri Berisha, i cili është shprehur se dy deputetët e PD-së janë blerë dhe se nuk ka asnjë mundësi për manipulim të votimit.

“Manipulim i Komisionit të votimit nuk ka ndodhur asnjëherë në këto 27 vjet”, — tha ish-kryeministri Sali Berisha.

Zoti Berisha, gjtihashtu bëri të ditur se asnjë nga deputetët nuk mund të mbaj më qendrime pa u këshilluar më parë me të gjithë grupin parlamentar.

80 deputetët e Kuvendit të Shqipërisë votuan dje pro zgjedhjes së Ish-ministrit të Brendshëm të qeverisë së fundit komuniste dhe Kryetarit të Partisë së Punës në Tepelenë Gramoz Ruçi në postin e Kryetarit të Kuvendit.

Ndër 80 deputetët ishin 74 deputetë të Partisë Socialiste, 3 deputetë të PDIU-së, 1deputetët i PDK-së, 2 deputetë nga Partia Demokratike. Lëvizja Socialiste për Integrim e bojkotoi seancën plenare, ndërsa një votë rezultoi e pavlefshme.

Gramoz Ruçi u propozua si kryetar i ri i Kuvendit nga Kryeminsitri Rama pas zgjedhjeve të 25 qershorit. Kryetari i Kuvendit është drejtuesi i dytë më i rëndësishëm i vendit pas Presidentit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>