Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Klement Zguri reagoi sot në lidhje me vërejtjen e paraqitura në Raportin përfundimtar të OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 25 qershorit. Kryetari i KQZ-së Zguri tha se:
Pjesa me e rëndësishme e raportit janë, vërejtjet, rekomandimet dhe kritikat. KQZ do ti marrë ato seriozisht, si çështje prioritare të axhendës së vet. Për të analizuar procesin zgjedhor dhe për të hartuar një paketë për zgjidhjen sa më efikase të tyre.
Por, kryetari Zguri nuk u shpreh në lidhje me verejtjen e Raportin të Misionit të Vëzhguesve të Zgjedhjeve të OSBE-ODIHR në Shqipëri për emërimin e kryetarit të KQZ-së 35 ditë përpara mbajtjes së zgjedhjeve, në të cilin ky veprim cilësohet si “tejkalim i ligjit”.