Ja cilat janë lajmet kryesore të javës që shkoi.
Kronika
Atenat mafioz në Vlorë
Dy persona u plagosën rëndë në rrugën transballkanike në Vlorë, pasi janë qëlluar me automatik nga një automjet. Atentatorët u larguan në drejtim të paditur.
Guardia di Finanza sekuestron 7 ton drogë
Guardia di Finanza e Puglias sekuestroi 7 ton drogë dhe arrestoi 3 skafistët shqiptarë.
Ligji antimafia — Policia sekuestron 1 milionë euro prona të paluajtshme
Policia sekuestroi pasuri me vlerë 1 milionë euro në pronësi të Ilir Koçiajt, person me precedentë penal.
Durrës ‑ Policia sekuestroi 37 kilogramë marijuanë
Sekuestrohen 37 kilogramë lëndë narkotike Marjuanë, një automjet, vlera monetare dhe aparate celularë. Arrestohen në flagrancë tre shtetas.
Burgu i Peqinit— Masakrohet i dënuarin, drejtuesit e burgut fshehin dhunën
Në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit, një i dënuar u masakrua në qelinë e tij nga policët e Grupit të Gatshëm. Ngjarja u denoncua nga Komiteti Shqiptarë i Helsinkit.
Elbasan — Goditet makina e policisë
Në Elbasan goditet makina e shefit të Policisë. Arrestohen tre persona.
Ekonomi
Guvernatori Sejko — Qeveria duhet të bëjë kujdes me koncesionet
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko tha se koncesionet që jepen nga qeveria duhet të jenë të studiuara. Gjithashtu, Guvernatori njoftoi se Këshilli mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë ka vendosur ta mbajë të pandryshuar normën 1.25 të interest.
Politikë
Qeveria Rama 2 prezanton prioritetet e 100 ditëve të para
Ministrat e Kabinetit Rama 2 gjatë Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste prezantuan objektivat për 100 ditët e para të qeverisjes. Gjithashtu u prezantuan edhe zëvendësministrat e rinj të kabinetit Rama.
Komisioni Europian: Qeveria të ndryshojë Kodin Penal, martesa e të miturve është krim
Në përgjigje të kërkesës me shkrim të eurodeputetes Monica Matovei lidhur me fenomenin e martesës së fëmijëve të mitur në Shqipëri, Eurokomisioneri Johannes Hahn deklaroi se qeveria shqiptare duhet të marrë nisma ligjore që detyrimi i fëmijëve për tu martuar të quhet vepër penale.
Lumi Vjosa shkatërrohet nga ndërhyrjet e paligjshme
Media denoncoi betonizimin e ujvarave të Lumit Vjosa nga kompania Hari Lena. Në fotot e publikuara në media shihet se në shtratin e lumit Vjosa ka nisur ndërtimi i një ure prej betoni.
Kulla pas Hotel Tiranës do të jetë qendër tregtare
Kulla 35 katëshe pas Hotel Tiranës, punimet e së cilës do të fillojnë së shpejti, do të shërbejë si hotel dhe qendër tregtare. Sipas projektit, kulla do të ketë 5 kate parkim nëntokësor dhe 30 kate mbi tokë. Nuk dihet ende se sa nga këto kate do të shërbejnë si qendër tregtare.
Përjashtohet nga kuvendi kreu i PD-së Lulzim Basha
Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi përjashtoi Lulzim Bashën, kreun e opozitës, nga seanca parlamentare për sjellje të pahijshme dhe pengim të punës së kuvendit.
Rama e Veliaj hapin një tjetër kantier klientelist ndërtimi
Ditët e fundit, zona mes Rrugës së Durrësit dhe Rrugës së Kavajës, në anën perëndimore të Sheshit Skënderbej, është rrethuar për tu kthyer në një kantier ndërtimi.
Me mbarimin e rindërtimit të Sheshit Skënderbej, Kryebashkiaku Veliaj njoftoi nisjen e një faze të dytë punimesh, gjatë së cilës sipërfaqe të mëdha përreth sheshit do të kthehen në kantiere ndërtimi duke siguruar ndotjen e vazhdueshme dhe bllokimin e trafikut në një prej arterieve kryesore të qytetit.
FMN kritikon qeverinë për planin “1 miliardë dollarë” me PPP
FMN kritikoi planin e qeverisë për përdorimin e partneriteteve publike-private nëpërmjet “Planit 1 miliard euro”. Kritika kryesore e FMN-së është se pagesat e bëra nga shteti tek partnerët privatë, siç është rasti i Bashkisë Tiranë që do të paguajë subjektet private për ndërtimin e shkollave, nuk reflektohen siç duhet në llogaritë fiskale dhe borxhin publik.
Luksemburg — Azilkërkuesit shqiptarë po kthehen në problem
Ministri i Luksemburgut për Emigracionit dhe Azilit Jean Asselborn, i ndodhur në Tiranë për një vizitë zyrtare, shprehu hapur se “fluksi i azilkërkuesve shqiptarë është problematik” dhe se Luksemburgu nuk mund t’i strehojë më ata.
Pasuria e Alfred Pezës, çështja dërgohet në Gjykatën e Krimeve të Rënda
Çështja e pasurisë së ish-deputetit Alfred Peza do të shqyrtohet tani nga Gjykata e Krimeve të Rënda.
Tjetër trashëgimi kulturore drejt betonizimit: po ndërtohet në Butrint
Në Parkun Kombëtar të Butrintit, pasuri botërore nën mbrojtjen e UNESCO-s, kanë nisur punimet për ndërtimin e një objekti pranë një muri prehistorik.