Partia e Popullit e Austrisë (VPO), partia e qendrës së djathtë të Austrisë, fitoi zgjedhjet parlamentare të mbajtura sot.
Parashikimet nga sondazhet e votuesve, tregojnë se VPÖ ka fituar 30,2 për qind të votava, e ndjekur nga partia populiste e djathtë, Partia e Lirisë (FPÖ), me 26,8 për qind të votave.
Partia Social Demokrate, partnerja e tanishme në koalicionin e madh qeverisës së Austrisë, doli e treta me 26,3 për qind të votave.
Dy partitë e djathta, VPO dhe FPO pritet të formojnë koalicionin qeverisës.
Drejtuesi 31-vjeçar i VPO-së, Sebastian Kurz, aktualisht ministri i Jashtëm i Austrisë, do të jetë kryeministri i ri i Autrisë dhe drejtuesi më i ri në botë.
Emigracioni ishte tema kryesore e fushatës dhe të dyja partitë kryesore u pozicionuan kundër emigracionit.