Në lumin dhe parkun e Valbonës do të vazhdojnë të ndërtohen hidrocentralet, të cilët shkatërrojnë në mënyrë të pathyeshme një ndër pikat më të vizituara turistike në Shqipëri.
Gjykata Administrative rrëzoi sot kërkesën e banorëve të zonës dhe shoqatës Toka për anulimin e kontratës koncesionare për ndërtimin e dy hidrocetraleve në Valbonë.
Dy hidrocentralet po ndërtohen nga kompania “Gener2”, bazuar në kontratën koncesionare nënshkruar me Ministrinë e Energjisë në vitin 2009.
Banorët e zonës dhe shoqata “Toka” kishin paditur Ministrinë e Energjisë, Ministrinë e Turizmit, Këshillin Kombëtar të Territorit, Agjencinë Kombëtare të Mjedisit dhe Agjencinë e Zhvillimit të Territorit. Banorët u shprehen se këto institucione nuk ka marrë masat e nevojshme për të zbatuar vendimin e gjykatës administrative, të marrë në qershor 2017, që ndalon kompaninë “Gener 2” nga vazhdimi i punimeve për ndërtimin e hidrocentraleve.
Qytetarët, po ashtu, i kanë kërkuar gjykatës të shpallë pavlefshëmrinë absolute të kontratës koncesionare mes kompannisë “Gener 2” dhe Ministrisë së Energjisë, nënshkruar në vitin 2009.
Të dy këto kërkesa të qytetarëve janë hedhur poshtë nga Gjykata Administrative e Tiranës.