Projektligji “Për ndihmën juridike falas” — i cili pritet të miratohet nesër në Kuvend do të ulë ndjeshëm numrin e personave përfitues. “Fakti se ndihmën ligjore falas e përfitojnë personat në minimum jetik, të papunët ose ato me pagë minimale, është përjashtues duke lënë pa ndihmë ekonomike më shumë se 400 mijë persona të tjërë në nevojë”, — shprehet avokati Dorian Matlija në një intervistë për TV Klan
Këto shqetësime janë ngritur edhe nga ekspertët ligjorë të shoqërisë civile, të cilët e kanë kundërshtuar ligjin. Sipas ekspertëve gjykata duhet të vlerësojë rast pas rasti në bazë të rrethanave konkret të çështjes.
Si për shëmbull vlerësimi i raportit midis tarifës së padisë, shpenzimeve gjyqësore; ekspert avokatë nga njëra anë dhe nivelit të të ardhurave dhe pronës të kërkuesit nga ana tjetër; nëse persona ka pagë minimale sa persona ka ky nën varësi; etj.
“Ligji në asnjë rast nuk mund të parashikojë në mënyrë ezauruese rastet e nevojës për të përfituar ndihmë juridike dytësore dhe përjashtimin nga tarifat dhe shpenzimet gjyqësore”, — shkruajnë ekspertët në rekomandimet dërguar Komisionit të Ligjeve në Kuvend.
Gjithashtu, sipas ekspertëve projektligji cënon Konvetën Evropiane të së Drejtës, Kodin e Procedurës Penale dhe prish konkurencën e lirë në treg duke parashikuar caktimin e avokatit mbrojtës nga Prokuroria.
Ekspertët ligjorë dhe organizata të cilat e kanë orfruar këtë shërbim më parë i kanë kërkuar Kuvendit mosvotimin e këtij projektligji dhe zgjatjen e procesit të konsultimit me institucionet shtetërore — që do të kenë përgjegjësi direkte në zbatimin e tij si dhe me organizatat e shoqërisë civile që e ofrojnë ketë shërbim.
Ndër të tjera, ekspertët në lëtrën dërguar Kuvendit shkruajnë se:
Kontratat ndërmjet avokatëve dhe personave përfitues nuk mund të lidhen apriori, por duhet të lidhen në varësi të numrit të kërkesave për ndihmë juridike dytësore që do të miratohen nga gjykata. Vendimet për caktimin e avokatëve mund të merren dhe mbas datës 28 shkurt të vitit kalendarik.
Ndaj duhet të ndryshohet neni 10 i projektligjit, i cili parashikon “Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas ka kompetencat dhe ushtron detyrat e mëposhtme: (…) Përmbyll, deri më 28 Shkurt të çdo viti kalendarik, kontratat e përvitshme të shërbimit me avokatët e përfshirë në listën e miratuar nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë për ofrimin e ndihmës juridike dytësore” afati
Projektligji, gjithashtu, nuk ka parashikuar qartë mekanizmat e kontrollit të cilësisë së ofrimit të shërbimit nga subjektet që ofrojnë ndihmë juridike parësore dhe masat kundër cilësisë së ulët të ofrimit të ndihmës juridike.
Në këtë projektligj nuk janë përfshirë në listën e subjekteve që mund të ofrojnë ndihmë juridike falas Klinikat e ligjit të krijuara pranë Fakulteteve të Drejtësisë, të ngritura dhe të vëna në funksion nga donatorët e huaj.