Retorika e njëjtë e Juncker, Hahn dhe Mogherinit për Shqipërinë e Maqedoninë

Retorika e njëjtë e Juncker, Hahn dhe Mogherinit për Shqipërinë e Maqedoninë

Presidenti i Komisionit Evropian Juncker, Eurokomisioneri Hahn dhe Përfaqësuesja e Lartë të politikës së Jashtme Mogherini kanë takuar dje edhe Kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev në Bruksel.

Qëllimi i takimeve ka qënë zhvillimi i bisedimeve, në kuadër të hartimi të axhendës së përbashkët të negociatave mes Ballkanit Perëndimor dhe BE-së. Ato u përqëndruan në zhvillimet më të fundit politike në Maqedoni dhe në programin e reformave të qeverisë së sapoformuar të Zaevit.

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, retorika e përdorur nga Presidenti i KE Juncker, Mogherini dhe nga Komsioneri Hahn duket e ngjashme me atë të përdorur edhe ndaj qeverisë së Shqipërisë.

Presidenti i KE-së Juncker gjatë konferencës së djeshme, me 6 dhjetor, me Zaevin u shpreh se:

“Maqedonia ka bërë progres të jashtëzakonshëm dhe BE inkurajon vendin që të vazhdojë në këtë rrugë. Edhe pse është takimi i parë [me Zaev], e di që ky është fillimi i një miqësie të mrekullueshme.”

Po ashtu edhe gjatë konferencës për shtyp me Kryeministrin Rama, më 5 dhjetor, u shpreh se:

“Unë i jam i impresionuar nga progresi dhe mendoj se muajt e ardhshëm do të jenë vendimtar për hapjen e negociatave në BE. Nëse vazhdojnë reformat për gjashtë muajt e ardhshëm do të jemi pranë rekomadimit për integrimin e Shqipërisë në BE.”

Gjithashtu, edhe Federica Mogherini, tha në deklaratën për shtyp së bashku me Zoran Zaev, se “Viti i ardhshëm do të jetë një mundësi unike për vendin dhe të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor për të përparuar në rrugën e integrimit të Bashkimit Evropian. Në këtë kontekst, ish Republika Jugosllave e Maqedonisë duhet të vazhdojë me reformat dhe të mbështetet në hapat pozitivë që tashmë janë hedhur”, duke përdorur kështu të njëjtat fjalë si në konferencën e përbashkët me Kryeministrin Rama.

Më pas Eurokomisioneri për Zgjerim Hahn e inkurajoi Kryeministrin Zaev të bashkëpunojë me opozitën e ish-kryeministrit Gruevski në mënyrë që debatet mes tyre të mos dëmtojnë rrugëtimin e vendit drejt BE-së.

Të njëjtën retorikë për të nxitur bashkëpunim mes palëve, eurokomisioneri e ka theksuar shpeshherë dhe në fjalimet për Shqipërinë. Si për shembull më 26 gusht 2017, gjatë takimit joformal me krerët e vendeve të Ballkanit, zhvilluar në Shqipëri, ku Komisioneri Hahn e inkurajoi Kryeminsitrin Rama të bashkëpunojë me opozitën për të ecur përpara me reformat.

Deklaratat e përfaqësuesve të lartë të BE-së ngjajnë pak të pavenda, po të kemi parasysh se qeveria e re e Zaevit në Maqedoni ka vetëm pak muaj që është formuar dhe opozita maqedonase ka bojkotuar parlamentin, duke bllokuar kështu çdo vendimmarrje për reformat.

Po gjatë konferencës për shtyp Presidenti i KE-së Juncker iu referua edhe çështjes së emrit të Maqedonisë. Ai përdori emrin “Maqedoni” në një deklaratë zyrtare, për t’ju referuar Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë.

Kjo deklaratë e Presidentit Juncker është një gafë e rëndë diplomatike, që mund të zemërojë Greqinë, pasi i vetmi emër i pranuar nga Greqia dhe nga Kombet e Bashkuara deri me tani për Maqedoninë është ish Republika Jugosllave e Maqedonisë (FYROM).

Çështja e konfliktit për emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë është arsyeja se përse Greqia vuri veton anëtarësimit të FYROM në NATO, dhe çështja kryesore që pengon hapjen e negociatave për anëtarsimin e Maqedonisë në BE.

Juncker FYROM

Watch Juncker reaction after saying he was in …Macedonia (and not FYROM)

Posted by The European Post on 6 Decembrie 2017

 

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>