Betonizimi i Tiranës, miratohet leja klienteliste për kullën 26 katëshe në qendër

Betonizimi i Tiranës, miratohet leja klienteliste për kullën 26 katëshe në qendër

Këshilli Kombatar i Territorit miratoi dje lejen për ndërtimin e kulles 26 katëshe “ në zonën mes Rrugës së Durrësit dhe Rrugës së Kavajës, në anën perëndimore të Sheshit Skënderbej.

Sheshi i ndërtimit, tashmë është rrethuar prej disa muajsh, edhe pse leja nuk ishte miratuar ende.

Kulla “Sytë e Tiranës” parashikohej të ndërtohej nga Edil Al-It, një kompani në pronësi të vëllezërve Dulaku, një ndër më të afërtat me Kryeministrin Edi Rama.

Por sipas vendimit të një dite më parë, kulla do të ndërtohet nga një kopmani tjetër, Concord Investment sh.p.k. Gjithsesi duket se veçse emri i kompanisë ka ndryshuar, pasi pronarë të Concord Investment sh.p.k janë sërish tre vëllezërit Dulaku.

Kohët e fundit , vëllezërit Dulaku, me kompaninë Edil Al-It fituan edhe tenderin për rinovimin e Teatrit të Operas dhe Baletit në qendër të Tiranës. Të njëjtët persona janë po ashtu pronarët e kanalit televiziv Vizion Plus, i cili në të shkuarën ka censuruar gazetarët kritik ndaj qeverisë.

Rrethimi mes Rrugës së Durrësit dhe Rrugës së Kavajës

Kulla “Sytë e Tiranës” është projektuar nga kompania daneze Henning Larsen Architects dhe është fituesja e një konkursi arkitekture në vitin 2003, organizuar nga ish-Kryebashkiaku Edi Rama. Ndërtimi duhet të kishte filluar në vitin 2005 dhe të kishte mbaruar në vitin 2007, por projekti u shty me 10 vjet. Sipas projektit:

“Ndërtesa do të ketë banesa, zyra dhe dyqane në një sipërfaqe totale prej 55,000 metrash katrorë dhe një kullë 26 katëshe. E ndodhur në qendër të qytetit, ndërtesa do të jetë rezultati i parë i dukshëm i një masterplani ambicioz në shkallë të gjerë për Tiranën.”

Masterplani për të cilin flitet në projekt nuk është ai i miratur së fundimi, i hartuar nga italiani Stefano Boeri, por është masterplani i parë për Tiranën, hartuar në vitin 2003 nga Architecture Studio.

Me fjalë të tjera, kulla “Sytë e Tiranës” është pjesë e masterplanit të vjetër të Ramës dhe nuk ka fare të bëjë me pretendimet e fundit të shprehura nga Kryebashkiaku Veliaj për “pyjet orbitale” dhe shtimin e sipërfaqeve të gjelbëruara – pretendime të cilat tashmë i dimë që janë të rreme.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>