Gianni De Biasi pa drita

Gianni De Biasi pa drita

Emrin e tij e dinë të gjithë. Është emri i njeriut të momentit, italianit që e bëri Shqipërinë të madhe, e çoi në Europë. Emri i liderit, gjeniut të sportit shqiptar. Njeriut të cilin gjithë Shqipëria do donte ta përqafonte. Njeriut për të cilin e gjithë Shqipëria do bëhej copë.

Por Gianni de Biasit tonë nuk ja var kush. Edhe ai është lider në fushën e sportit, edhe ai e ka bërë Shqipërinë të madhe, madje mund t’i sjellë Shqipërisë më shumë të mira se adashi i tij, Gianni de Biasi tjetër, të cilin e pret si hero dhe e dekoron vetë Kryeministri i shqiptarëve.

Ai është është administratori i një kompanie prodhimi tekstilesh që prej muajsh punon si fason për një kompani franceze, një ndër më të mëdhatë në botë për prodhimin e veshjeve sportive. Është një klient që i ka të ardhurat gati sa prodhimi vjetor i Shqipërisë.

Për një kompani fasone është e vështirë të gjendet një klient i këtij niveli, ndërsa për Shqipërinë një klient i tillë është thesar, është treguesi se tregu shqiptar i punës është i mirë, se vendi ofron mundësi, se vendi funksionon.

Një njeri me emrin Gianni De Biasi, me një klient të tillë, në një vend si Shqipëria, duhet t’i kishte të gjitha dyert e hapura dhe të vraponte si era. Dhe në fakt De Biasi ka vrapuar. Gjeti një magazinë, punësoi tre qind persona dhe filloi prodhimin.

Por ai ka një problem që nuk arrin ta zgjidhë dot, pavarësisht emrit të famshëm. Ka tre muaj që pret më kot nje lidhje me rrejtin e energjisë elektrike që do i lejojë të furnizojë me energji makinat e reja dhe të vërë në punë me fuqi të plotë treqind punëtorët e tij.

I është drejtuar çdo njeriu të mundëshëm në zyrat e ndërmarjes dhe të shtetit. Ka shkuar edhe në amabasadën italiane. Por pa asnjë rezultat. Dhe nuk dihet përse. Ose ndoshta dihet përse…

Të paktën në këtë fushë Shqipëria ofron paanshmëri dhe mundësi të barabarta për të gjithë: edhe po pate emër të famshëm, duhet të rrish në errësirë si gjithë të tjerët dhe njësoj si të tjerët të respektosh “rregullat” e errësirës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>