Mes përleshjeve dhe tensionit në kuvend e jashtë tij, Arta Marku është zgjedhur kryeprokurore e përkohshme me votat e shumicës qeverisëse.
Në Kuvendin me 76 të pranishëm, 69 deputetë kanë votuar pro prokurores Marku.
Në mesin e atyre që votuan në favor të zgjedhjes së Arta Marku, ishte dhe deputeti i Shkodrës Tom Doshi, i përjashtuar nga grupi parlametar i PS.
Kreu i Kuvendit Ruçi ka thirrur Zonjën Marku për të bërë betimin dhe menjëherë pas betimit të saj ka mbyllur seancën.
Ndërkohë jashtë kuvendit, vazhdon protesta e opozitës, ku mes qytetarëve dhe policisë ka pasur përplasje fizike.