Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka kërkuar përjashtimin nga parlamenti të 7 deputetëve të PD e LSI, për përplasjet e ndodhura në Kuvend në seancën e votimit të Kryeprokurores së Përkohshme.
Deputetët që PS kërkon të përjashtohen janë:
1-Monika Kryemadhi
2-Kejdi Mehmetaj
3-Endrit Brahimllari
4- Bardh Spahia
5- Ervin Salianji 6-Flamur Noka
7- Endri Hasa
Të shtatë deputëtet, janë po ashtu nën hetim nga prokuroria për prishje të rendit, kundërshtim të Policisë dhe nxitje të turmës.
Ata po procedohen në gjëndje të lirë.
Seanca e 18 dhjetorit, ku u zgjodh, vetëm me votat e maxhorancës, Kryeprokurorja e Përkohshme Arta Marku, u shoqërua gjatë gjithë kohës me tension e përplasje fizike mes deputetëve, teksa jashtë mijëra qytetarë protestonin.