Byroja e Kuvendit vendosi sot përjashtimin e 7 deputetëve të opozitës për veprimet e bëra gjatë seacën së 18 dhjetorit, ku u zgjodh kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku.
Shtatë deputetët që përjashtohen për 10 ditë nga punimet e kuvendit janë:
-Monika Kryemadhi
-Kejdi Mehmetaj
-Endrit Brahimllari
-Bardh Spahia
-Endri Hasa
-Ervin Salianji
-Flamur Noka
Kërkesa për përjashtimin e deputetëve u bë nga grupi parlamentar I Partisë Socialiste. Gjatë seancës së tensionuar të 18 dhjetorit në sallë pati përplasje fizike me deputetëve dhe u hodhën tymuese. Deputetët e opozitës akuzohen nga PS se përdorën gjuhë fyese dhe joparlamentare, penguin zhvillimin normal të seacës dhe ndërmorën sulme personale ndaj deputetëve socialsitë.
Ndërkohë deputeti i Partisë Socialiste Bujar Çela, ankesa për të cilin u bë nga deputetët e opozitës, u përjashtua për 5 ditë nga punimet e kuvendit.