Votimi në OKB, Presidenti Meta kundër Qeverisë Rama

Votimi në OKB, Presidenti Meta kundër Qeverisë Rama

Presidenti Ilir Meta njoftoi sot se votimi i Shqipërisë në OKB një ditë më parë kundër SHBA-ve, nuk është qëndrimi i shtetit shqiptar.

Me anë të një deklarate për shtyp, zëdhënsi i Presidentit deklaroi:

“Presidenti i Republikës nuk është konsultuar dhe informuar paraprakisht  lidhur me qëndrimin që do të mbahej ndaj kësaj çështjeje të rëndësishme,  jo vetëm për politikën e jashtme të Shqipërisë, por për mbarë kombin  shqiptar.

Presidenti vlerëson se ky qëndrim dhe kjo votë kundër, tërësisht e  panevojshme, nuk pasqyron një qëndrim shtetëror dhe aq më tepër një  qëndrim e konsensus mbarëkombëtar.

Presidenti thekson se nuk duhet të harrojmë se SHBA mbetet aleati dhe  partneri me i rëndësishëm strategjik, ndaj qëndrime e vendime të tilla  që duhet të jenë të mirë koordinuara.”

Një ditë më parë, në OKB u mbajt votimi për rezolutën, hartuar nga Egjipti, kundër qëndrimit të SHBA-së për njohjen e Jeruzalemit si kryeqyteti i Izraelit.

Rezoluta, që parashikon se çdo vendim mbi statusin e Jeruzalemit është i pavlefshëm, u miratua me 128 vota pro, mes tyre dhe Shqipëria, 9 vota kundër dhe 35 abstenim.

Një ditë përpara votimit të rezolutës, presidenti Trump kërcënoi se do të ishte i vëmendshëm ndaj votimit, dhe se do të ndërpriste fondet për vendet që mbështesin rezolutën kundër SHBA-ve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>