Ardian Capja, pjestar i fisit famëkeq Çapja në Elbasan, i ka shpëtuar një atentati me armë sot në Elbasan.
Ndaj Ardianit, person me precedent penalë të mëparshëm, u qëllua me armë nga persona ende të paidentifikuar.
Ardian Çapja, në vitin 2016 u arrestua për sulm ndaj policisë së bashku me dy të tjerë, por më pas u la i lirë nga policia.
Fisi Çapja është një prej fiseve më famëkeq në Elbasan. Fisi prej vitesh është në konflikt me fisin Mema. Nga ky konflikt kanë vdekur 8 persona dhe janë plagosur 3 të tjerë që prej vitit 2005.
Pak ditë më parë, policia e Elbasanit arrestoi një tjetër anëtar të këtij fisi, Besnik Çapja, i akuzuar për trafik droge. Ai ishte shpallur më 28 nëntor në kërkim nga Interpol Roma për trafik të lëndëve narkotike, e veçanërisht të tipit kokainë.