Pak javë pas të parit, Xhafaj lajmëron tjetër ristrukturim të policisë së Elbasanit

Pak javë pas të parit, Xhafaj lajmëron tjetër ristrukturim të policisë së Elbasanit

Ministri i Punëve të Brendshme Fatmir Xhafaj njoftoi sot ristrukturimin e policisë së Elbasanit, nisur nga ngjarjet e ditëve të fundit me pjestarët e familjes Capja.

Gjatë një takimi me policët e Elbasanit, Zoti Xhafaj pohoi:

“Çapajt nuk mund të simbolizojnë këtë qytet me vlera si Elbasani. Ata dhe të tjerë do të marrin ndëshkimin e merituar.

Lind nevoja për ta riformatuar gjithë këtë strukturë, duhet një ristrukturim i plotë në nivel qarku dhe në nivel komisariati.

Çdo gjë kërkon kohën e vet, pasi cdo gjë e nxituar nuk mund të japë eficencën.

Këtu janë atashuar specialistët më të mirë, janë ekspertët më të mirë që po merren me hetimin e grupeve kriminale dhe nuk mund të bëhet brenda një ditë.”

Kjo është hera e dytë brenda pak muajsh që policia e Elbasanit ristrukturohet, por krimet dhe përplasjet mes bandave kriminale në qytet vazhdojnë.

Dy muaj më parë, Haki Çako, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, shkarkoi të gjithë drejtuesit e policisë në qarkun e Elbasanit për paaftësi për ngjarjen e 18 shtatorit, ku makina e një prej krerëve të bandës së Elbasanit përplasi makinën e policisë, e këta të fundit nuk bënë asgjë për të ndaluar dhunuesit.

Si Zoti Çako ashtu dhe Ministri Xhafaj nuk kanë mbajtur në asnjë moment përjegjësi personale, pavarësisht se situata e krijuar muajt e fundit në Shqipëri, me një seri krimesh të rënda e përplasje mes bandash, ku në të gjitha rastet policia ka dështuar të arrestojë autorët, ngre pikëpyetje të mëdha jo vetëm mbi punën e drejtuesve të qarqeve, por dhe mbi punën e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>