Katër deputetët e Lëvizjes Vetëvendosja, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj dhe Faton Topalli u shpallën sot fajtorë nga Gjykata Themelore për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend, dy vite më parë.
Asnjë prej deputetëve nuk ishin të pranishëm në sallë. Ata u dënuan në mungesë me 1 vit e 6 muaj burgim me kusht për Albin Kurtin dhe Donika Kadajn, dhe me 1 vit e 2 muaj burg me kusht për Faton Topallin dhe Albulena Haxhiun.
Deputeti Faton Topalli duhet të paguajë dhe shpenzimet e gjykatës.
Deputetët u paditën për hedhje të gazit lotsjellës në vitin 2016, në Kuvendin e Kosovës, si mënyrë për të bllokuar ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi dhe ngritjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Këto marrëveshje, të kundërshtuara nga VV, ishin produkt i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.