Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i dha sot mandatin e deputetit dy kandidatëve që do të zëvendësojnë deputetët Rakipi e Rehoveci, që humbën mandatin për shkelje të ligjit të dekriminalizimit.
Mandatin e Gledion Rehovecit të LSI, në qarkun e Beratit, e mori Silva Caka. Zonja Caka ka qenë deputete e LSI-së dhe në legjislaturën 2013-2017.
Mandatin e Aqif Rakipit të PDIU, në qarkun e Elbasanit, e mori Dritan Bici. Bici, më parë, ka qenë ish-kryetar i Bashkisë Gramsh dhe ish-kryetar i PS-së në Gramsh.
KQZ i hoqi mandatin dy deputetëve më 5 janar, pas kërkesës së bërë nga Prokuroria.
Dy deputetët kanë gënjyer për të shkuarën e tyre kriminale në formularët e vetëdeklarimit.