George Soros në fjalimin e tij në Davos foli për kërcënimin që i vjen shoqërisë nga gjigandët e teknologjisë Facebook dhe Google. Ai tha se sjellja e tyre monopoliste i ka kthyer ato në një kërcënim për shoqërinë ka dëmtuar demokracinë dhe ka inkurajuar një adiksion të njëjtë me atë të lojrave të fatit.
Ai shtoi se “kompanitë e medias sociale ndikojnë mënyrën se si njerëzit mendojnë dhe sillen pa qënë të vetëdijshëm për të. Ato kanë pasoja të rënda në funksionimin e demokracisë, vecanërisht në integritetin e zgjedhjeve.”
Përmasat e Facebookut dhe Google-it janë kthyer në një pengesë për inovacionit. Ai i bëri thirrje qeverive të hartonin një kaudër ligjorë për monitorimin e këtyre kompanive.
“Fakti që ato kanë monopolin e shpërndarjes së opinioneve publike I kthen ato në shërbime publike të cilat duhet ti nënshtrohen ligjeve më strikte në fushën e konkurencës, inovacionit dhe aksesit të hapur dhe të drejtë”, – tha Soros.