Top Channel — Deputetët evropianë i kërkojnë qeverisë rezultate kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

Top Channel — Deputetët evropianë i kërkojnë qeverisë rezultate kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

Sipas Top Channel, në raportin e Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri, qeverisë shqiptare i kërkohen rezultate të prekshme kundra korrupsionit dhe krimit të organizuar. Raporti thekson se zbatimi i plotë dhe në kohë i reformave dhe i të pesë kushtet është thelbësor që procesi i anëtarësimit në BE të ecë përpara—luftën kundër krimit të organizuar, luftën kundër drogës, dekriminalizimin, zbatimin e reformës në drejtësi dhe zgjedhjet e lira.

Në projektin paraprak që Top Channel disponon, theksi duket se është vënë te lufta ndaj kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike dhe kundër krimit të organizuar.

Ndërsa ne lidhje me zgjedhjet elektorale, Top Channel shkruan se “projekti me rekomandimet në fazën aktuale nuk përmend probleme konkrete si blerja e votës, por duket se pranon një mungesë besimi ndaj procesit dhe thotë shprehimisht se mban në konsideratë raportin final të OSBE-ODIHR-it”.

“Përsa i përket klimës politike, Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit pritet të ritheksojë rëndësinë e dialogut politik dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm ndër-partiak për reformat, ndërsa nënvizon se debati politik duhet të zhvillohet brenda në Parlament.”— shkruan Top Channel.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>