Kryeministri grek Alexis Tsipras ka kërkuar ngritjen e një komisioni hetimor për dyshimet mbi korrupsionin e kryer nga firma farmaceutike Novartis dhe nga disa politikanë grekë, përfshirë edhe Eurokomisionerin për Emigracionin Dimitri Avramopoulos.
Novartis dyshohet se ka paguar politikanët grekë për të rritur praninë e produkteve të veta në tregun grek. Javën e kaluar, Avramopoulos mohoi çdo akuzë për korrupsion dhe tha se ai do të ndiqte penalisht çdo deklaratë të bërë kundrejt tij për korrupsion.
Eurokomisioneri Avramopoulos vizitoi sot vendin tonë dhe nënshkroi një marrëveshje me qeverinë shqiptare për kontrollin e kufijve shqiptarë me vendet e BE-së për të ndaluar emigracionin e paligjshëm, krimin e organizuar, drogën dhe terrorizmin.