Policia e Tiranës ka njoftuar shkatërrimin e një organizate kriminale të përfshirë në prostitucion online. Dy persona u arrestuan, dy persona u shpallën në kërkim, dhe shtatë persona të tjerë po procedohen në gjendje të lirë, nën akuzën e “Shfrytëzim Prostitucioni” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.
Organizata kriminale në fjalë punësonte vajza duke i bindur të shfaqeshin para një telekamere dhe të kryenin me kërkesë të klientave lojra erotike, dhe pagesa bëhej me kartë krediti në faqen e internetit.
Sipas, Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë veprime të tilla në internet dhe me pagesë konsiderohen vepër penale.
Është hera e dytë që Policia e Tiranës, e cila mesa duket nuk ka prioritet tjetër, që arreston persona për përdorimin e internetit në këtë mënyrë, dhe exit.al e ka komentuar edhe një herë tjetër këtë situate të çuditshme.
Por jo të gjitha mënyrat e përdorimit të paligjshëm të internetit, procedohen në të njëjtën mënyrë. Sepse i njejti zell nuk aplikohet ndaj shumë call-center të shndërruar në “forex”, ku qindra operator telefonik nga Shqipëria mashtrojnë të moshuar dhe kursimtarë të pavemendshëm, qoftë Italianë ose nga shtete të tjera, duke i bindur të investojnë kursimet e tyre në këtë treg financiar të rrezikshëm dhe informal. Shpesh kjo është një vjedhje e mirëfilltë sepse paratë e invetitorëve të pamatur nuk shkojnë për të blerë produkte financiare, por paratë e mara përmes pagesave me kartë krediti shkojnë direkt në duart e atij që menaxhon llogarinë.
Edhe po të mos ishim një mashtrim i drejtëpërdrejtë, ky aktivitet është sigurisht i kundërligjshëm, për ligjet italiane dhe shqiptare, të cilave ndalojnë “kërkesat e kursimeve publike” nga ana e subjekteve të paautorizuarë dhe për produkte finaciare të paregjistruar.
Me sa duket Policia dhe Prokuroria shqiptare, është vetëm gati të mbrojnë moralin publik shqiptarë dhe jo të mbrojë vjedhjen e kryer nga Shqipëria të kursimeve të personave të vendeve të tjera.