Hollanda, më 2 mars 2018 dëboi 50 emigrantë të paligjshëm shqiptarë. Kthimi i tyre në vend është bërë përmes fluturimeve direkte. Ndër to, katër azilkërkues jetonin në mënyrë të paligjshme në Belgjikë dhe pjesa tjetër në Hollandë. Pjesa më e madhe e tyre qendronin në qendrat e ngritura për azilkërkuesit. Kështu raportoi Agjencia e lajmeve e Hollandës.
Gjatë dy viteve të fundit, qindra shqiptarë kanë kërkuar azil në Hollandë. Por çështjet e tyre nuk kanë asnjë lloj shansi të miratohen sepse Shqipëria konsiderohet vend i sigurtë.
Por, pavarësisht kësaj të fundit, Shqipëria është vendi me numrin më të lartë të azilkërkuesve në Hollandë. Shqiptarët janë, gjithashtu, ata që përdorin më shumë Hollandën si rrugë kalimi për të kaluar në mënyrë të paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar.
Sipas autoriteteve hollandeze, mbi 90 për qind e emigrantëve të paligjshëm që enden në dy portet kryesore hollandeze janë shqiptarë.
Ndeshur me këtë situtatë, qeveria hollandeze ka ndërmarrë disa nisma për të ndaluar emigracionin e paligjshëm të qytetarëve shqiptarë.
Në prill 2017, Hollanda dhe Belgjika vendosen organizimin e udhëtimeve direkte nga Evropa për në Shqipëri për të riatdhesuar azil kërkuesit shqiptarë për në atdheun e tyre.
Në shtator të vitit 2016, Ministria e Drejtësisë së Hollandës vendosi ti paguante 200 euro çdo azilkërkuesi që pranonte të largohej vullnetarisht nga Hollanda.