Moti i keq, përmbytje në Shkodër e Fushë-Krujë

Moti i keq, përmbytje në Shkodër e Fushë-Krujë

Reshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të veriut të vendit.

Në Shkodër tre njësi janë përmbytur: Dajç, Gur i Zi dhe Ana e Malit.

Fshati Obot, në njësisë administrative Ana e Malit, është i kalueshëm vetëm me makinat e ushtrisë. Në fshat aktualisht ndodhen tre makina ushtrie dhe varka me motor që janë vënë në shërbim të qytetaravë.

Po ashtu, disa rrugë në njësinë Dajç janë të kalueshme vetëm me mjete të larta.

Në Fushë-Krujë gjithashtu ka pasur përmbytje si pasojë e daljes nga shtrati të lumit Ishëm. Disa banesa në fshatin Murqinë dhe rreth 50 hektarë tokë bujqësore janë përmbytur.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>