Rama firmos lejen për pallatin e Samir Manes në parkun e liqenit

Rama firmos lejen për pallatin e Samir Manes në parkun e liqenit

Në një mbledhje të fshehtë të KKT-së, Kryeministri thyen moratoriumin e bllokimit të ndërtimeve në Tiranë

Kryeministri Rama firmosi lejen pёr ndёrtimin e një godine 13 katёshe, nё hyrje tё Liqenit të Tiranës. Leja ёshtё miratuar nё njё mbledhje tё fshehtё tё Kёshillit Kombёtar tё Territorit nё datёn 9 Shtator. Asgjё nuk ёshtё bёrё publike nga qeveria pёr kёtё mbledhje. Leja e ndёrtimit ёshtё dhёnё per pallatin në zonёn pёrballё Fakultetit Ekonomik, nё Rrugёn e Elbasanit. Ndёrtesa do tё jetё godinё banimi dhe shёrbimesh dhe do tё ndёrtohet nga Balfin Group me pronar biznesmenin, Samir Mane.

Firmosja e lejes së ndërtimit është kryer në kundërshtim me moratoriumin e vendosur nga Kryebashkiaku Veliaj. Moratoriumi pezullon tё gjithё lejet e ndёrtimit nё Tiranё pёr njё vit. Zona ku do tё ndёrtohet godina 13-katëshe,  ka qenë pjesё e Parkut tё Liqenit Artificial por në vitin 2004, me firmёn e ish-Kryeministrit Nano dhe ish-Krytarit te Bashkisё Edi Rama, ёshtё hequr si pjesë e këtij parku. Mё vonё, nё vitin 2006 ajo u kthye nё zonё ndёrtimi me firmёn e ish-Kryeministrit Berisha dhe ish-Kryebashkiakut Rama.

Bashkё me kёtё leje,  Kryetari i KKT, Rama ka firmosur edhe pesё leje tё tjera ndёrtimi nё Tiranё.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>