Spanja e Gjermania shkatërrojnë bandën ndërkombëtare të drogës, arrestohen shqiptarë

Spanja e Gjermania shkatërrojnë bandën ndërkombëtare të drogës, arrestohen shqiptarë

Tetëmbëdhjetë anëtarë të një bande ndërkombëtare narkotrafiku, mes të cilëve dhe shqiptarë, janë arrestuar nga policia spanjolle dhe gjermane.

Anëtarët e bandës, shqiptarë, gjermanë, spanjollë, turq, serbë, sirianë e kroatë akuzohen për organizim të një bande të strukturuar për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike, pastrim parash, tentativë për vrasje dhe sulm ndaj policisë.

Gjatë aksionit për shkatërrimin e bandës, policia kreu 16 bastisje në vendqëndrimet e bandës dhe sekuestroi një ton kanabis, 212 mijë euro, armë dhe makina.

Hetimi për bandën që vepronte në Spanjë dhe Gjermani filloi në qershor 2017, kur policia spanjolle diktoi gjermanë që blinin shuma të mëdha kanabisi në Malaga dhe Granada të Spanjës.

Pas shkëmbimit të parë të informacionit mes dy policive, 240 kilogramë kanabis i vënë në qese vakuumi u sekuestruan në Bremen. Ngarkesa kishte ardhur në një kamion nga Malaga. Gjatë këtij operacioni u arrestua një person.

Pas përgjimeve të policisë, banda filloi transportimin e kanabisit në sasi të vogla përmes postës. Policia zbuloi gjashtë dërgesa me këtë metodë, dhe arrestoi tre persona në Gjermani.

Pas goditjeve nga policia, banda u nda në qeliza më të vogla që vepronin në Malaga dhe Granada. Gjatë një operacioni në Granada për të arrestuar një nga anëtarët e bandës, dy agjentë të Gardës Civile u plagosën rëndë. Ata u sulmuan me makinë nga një prej anëtarëve të bandës që po përpiqej të shmangte arrestimin.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>