Policia ka njoftuar se Prokuroria e Kurbinit ka hapur hetim për 26 persona, të cilët kanë marrë pjesë në protestën e organizuar nga opozita më 5 prill në Milot. 23 prej tyre akuzohen për organizim të paligjshëm dhe për pengim të qarkullimit të aksit rrugor Mamurras-Milot. Ndërsa 3 persona të tjerë, të cilët dogjën goma makinash në këtë aks rrugor akuzohen për ndotje të mjedisit.
Deputetë dhe qytetarë bllokuan ditën e enjte katër akset rrugore kryesore të vendit.
Në rrethrrotullimin e Milotit u vendosën deputetët e qarqeve të Veriut. Në Milot, policia i bëri thirrje protestuesve të shpërndahen pasi protesta nuk është e ligjshme. Deputetët demokratë e quajtën thirrjen e policisë si provokim dhe i kërkuan asaj të mos krijojë përplasje me qytetarët.