Sipas Balkanweb.com, Gjykata e Apelit Shkodër nuk pranoi provat e reja për 25 të arrestuarit për protestën në Rrugën e Kombit, pavarësisht se policia dhe prokuroria kanë fallsifikuar fletët e arrestimit dhe të ndalimit.
Javën e kaluar, Avokati Altin Goxhaj publikoi një video,e cila tregon qartë orën e ndalimit të 25 protestuesve në Kukës nga policia, natën e protëstës në Rrugën e Kombit, duke faktuar kështu fallsifikimin e kryer nga policia dhe prokuroria.
Protestuesit akuzohen për “shkatërrim të pronës”; “shkatërrim të pronës me zjarr”; “kundërshtim të punonjësve të policisë” dhe “kryerjen e veprimeve arbitrare”.
Megjithëse protestuesit mohuan akuzat ndaj tyre dhe pretendojnë se arrestimi i tyre është bërë në mënyrë të paligjshme, më 4 prill, gjykata e Tiranës vendosi t’i lërë në burg.
Gjatë së njëjtës seancë u mor vendimi dhe për 12 të arrestuar të tjerë, mbi të cilët rëndojnë të njëjtat akuza. Për 10 prej tyre gjykata vendosi masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” ndërsa për dy të tjerë “arrest shtëpiak”.
Më tepër për protestën kundër tarifës së Rrugës së Kombit lexoni këtu, ndërsa për shkeljet gjatë arrestimit të protestuesve lexoni këtu.