Gjykata e Fierit liron ish-deputetin Mark Frroku

Gjykata e Fierit liron ish-deputetin Mark Frroku

Gjykata e Fierit la të lirë sot ish-deputetin Mark Frroku.

Ish-deputetit Frroku, të dënuar me 7 vite e 6 muaj burg për “fshehje të pasurisë”, “pastrim parash” dhe “ndërtim të paligjshëm”, i kishin mbetur rreth 1 vit e gjysëm dënim, por gjykata vendosi sot faljen e dënimit.

Mark Frroku u dënua në prill 2017 nga gjykata e shkallës së parë Tiranë. Gjykata e Apelit Tiranë ia uli dënimin në 6 vjet Frrokut, në janar 2018, e sot Gjykata e Fierit vendosi faljen dhe lirimin e tij.

Mark Frroku u arrestua në fillim të vitit 2016, ndërsa në dhjetor 2015 teksa po përballej me akuza të forta, dha dorëheqjen nga drejtimi i Partisë Kristian Demokrate dhe hoqi dorë nga mandati i deputetit, duke e vënë veten “në gadishmëri të organeve të drejtësisë”.

Ndaj Frrokut rëndon edhe një akuzë tjetër, por që nuk u provua nga gjykata shqiptare: vrasjen me dashje të një shqiptari në Bruksel në vitin 1999, pas disa përplasjes mes bandave që kontrollonin një rrjet prostitucioni. Për këtë akuzë, prokuroria kërkoi 17 vite burgim, por gjykata e Krimeve të Rënda nuk e pranoi akuzën për mungesë provash.

Mark Frrokut me vendim gjykate, i janë sekuestruar dhe pasuritë që prej verës 2016. Në total janë sekuestruar shtatë apartamente në Tiranë, Shëngjin e Orikum, dy dyqane, dy garazhe makinash dhe një sipërfaqe toke.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>