Policia zviceriane ka arresuar para pak ditësh qytetarin zviceran, B. P. i cili kishte mbjellë 710 bimë marijuanë në brendësi të një kapanoni në një fshat të Kantonit të Ticinos.
Sipas Ticiano Online, 61 vjeçari kishte organizuar një projekt për kultivimin e marijuanës terapeotike, në bashkëpunim me një mjek të quajtur Werner Nussbaumer, protagonist i disa fjalimeve publike në favor të përdorimit terapeutik të marijuanës, dhe Alesandro Komini, presidenti i një qendre sociale në të njëjtin lokalitet.
Projekti do të realizohej, me shpresën e legalizimit të marjuanës, në bashkëpunim me universitetet zviceriane dhe italiane që do të realizonin kërkimet përkatëse për përdorimin terapeutik të marjuanës. Por deri sa të vinte kjo ditë, ata kishin menduar një zgjidhje tjetër.
Vitin e fundit, Naussbaumer dhe Komini kishin ardhur disa herë në Tiranë për të bërë një marrëveshje me një universitet shqiptar për të nisur eksperimentimin në pritje të zhbllokimit të situatës në Ticino. Ticiano Online nuk e bën të njohur emrin e universitetit.