Kryeministri Rama sulmon gazetarët për të mbrojtur Fatmir Xhafajn

Kryeministri Rama sulmon gazetarët për të mbrojtur Fatmir Xhafajn

Kryeministri Rama, sot gjatë konferencës për shtyp, pas kthimit nga Samiti i Sofjes ,teksa pyetej nga gazetarja e Faxnews nëse ka njerëz në PS, “që nuk ka vëlla apo kushëri të lidhur me drogës që të drejtojë Ministrinë e Brendshme”, iu përgjigj duke sulmuar gazetaren:

Përgjigjia ime është kjo: A do të ishte pronari juaj i gatshëm të jepte llogari për vëllain e tij, thuaji që a ka ai vetë ndonjë përgjegjësi për vëllain, se janë edhe në të njëjtën fushë të dy.

Unë e gjej krejt pa etikë qe ju vini këtu si gazetarë për të bërë pyetje dhe merrni mikrofonin për të bërë propagandë. Kjo është paetikë.

Hajde këtu dhe vazhdo konferencën e shtypit të thuash fjalën e fundit. Mirupafshim!

Kryeministri Rama, veproi njësoj edhe teksa pyetej nga gazetarët lidhur me rrëzimin e kërkesës së prokurorisë për arrestimin e Saimir Tahirit, në tetor 2017, duke i ofenduar dhe sulmuar ata:

Unë jam këtu për tu marrë me ju, egzaktësisht me ju, që t’ju them që t’i thërrisni mendjen dhe të lexoni!

S’keni si ta kuptoni se për fatkeqësinë tuaj as lexoni e as nuk dëgjoni për të kuptuar se për çfarë bëhet fjalë.

Jeni kaq të paditur! Flisni përçartë! Ju jeni për të qarë hallin! Jeni amplifikator thashethemesh të paparë!

Ju e ulni dhe e ngrini këdo si t’ju teket dhe prentendoni se askush s’ka të drejtë t’ju thotë se jeni pjesë e një kazani mediatik

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>