Mikel Kasa u arratis sot nga ambientet e Gjykatës së Vlorës sapo mori dënimin me 3,4 vite burg për rrëmbim personi.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30 të paradites. Sapo trupi gjykues dha vendimin, 28 vjeçari u hodh nga dritarja dhe i shpëtoi oficerëve të policisë së burgjeve.
Në momentin e arratisjes, Mikel Kasa ka qenë pa pranga në duar.
Policia e Vlorës, në njoftimin zyrtar, tha se oficerët e policisë së burgjeve nuk kishin kërkuar ndihmën e policisë vendore gjatë shoqërimit të të arrestuarit në gjykatë.
Aktulisht policia po vazhdon kontrollet në Vlorë për kapjen e të arratisurit.
Ndërkohë kryetari i gjykatës Vlorë, që ishte dhe gjyqtari që dha dënimin për Mikel Kasën, u shpreh për median se parametrat e sigurisë në gjykatën e Vlorës nuk janë në standardet e duhura.
“Dje ka qenë hera e fundit që kam marrë në telefon KLD, gjykata jonë është jashtë çdo lloj parametri sigurie.”