Alida Hisku: Prokurorët e sigurimsat na përdhunonin

Alida Hisku: Prokurorët e sigurimsat na përdhunonin

Alida Hisku, këngëtare e viteve 70-të, deklaron se është përdhunuar nga punonjësit e sigurimit kur u arrestua në vitet ’70-të. Dëshmia tronditëse e këngëtares vjen përmes një interviste për Shqiptarja.com. Ajo përshkruan detaje të ferrit që kanë provuar femrat në burgjet komuniste nga sigurimsat dhe gardianët e burgut në regjimin komunist.

“Diçka bastarde, e papërceptueshme nga arsyeja njerëzore. Hetues përbindësha që vizitojnë pas mesnate qelitë e vajzave të arrestuara. Përballje tronditëse, e frikshme që nis me fyerje e grushta për një vepër penale të pakryer dhe vazhdon me një batanije kokës. Pastaj hienat e natës vërsulen mbi prenë e tyre të mbuluar. Klithmat rrënqethëse mbyten po aty. Betoni i ftohtë i birucës nuk lë të depërtojë asgjë jashtë. Prej aty mund të dalin vetëm hamshorët. Kuptohet, pasi mbaronin punë…”, thotë ndër të tjera Alida Hisku. Ajo sqaron më tej se nuk ka gjetur drejtësi edhe pse ka denoncuar në prokurori për abuzimin kur ishte në burgun e Brrakës. Hisku sqaron se dosja e arrestimit të saj është zhdukur.

Një dëshmi e tillë vjen për herë të parë në këto 25 vite të tranzicionit në Shqipëri, kur nuk janë hapur ende dosjet e sigurimit të Shtetit.  Ndërsa persekutorët dhe abuzuesit e Alida Hiskut dhe femrave të tjera që kanë vuajtur torturat kafshërore të komunizimit, mund të jenë sot pjesë e sistemit pluralist, ndoshta edhe në majat më të larta të tij.  Me sa duket, ata kurrë nuk do të identifikohen sepse dosjet e sigurimit ka pak gjasa të hapen. Por  edhenë se ndodh , që të hapen dosjet e sigurimit të Shtetit, dosjet e tyre janë zhdukur si në rastin e  persekutorit të Alida Hiskut.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>