Gardhet e ndërtuara nga vendet evropiane për të mbajtur larg imigrantët e paligjshëm, po kërcënojnë dhe kafshët e egra të rajonit.
Shkencëtarët shprehen se arinjtë, drerët dhe kafshë të tjera të egra janë prekur nga ndërtimi i gardheve kufitarë dhe nuk jetojnë më në habitatin e tyre natural.
Veçanërisht të dëmtuar janë arinjtë e murrmë, drerët, rrëqebullit dhe ujqërit.
“Kemi të dhëna se arinjtë e murrmë që më parë kalonin shpeshherë nga Kroacia në Slloveni dhe e anasjellta, nuk po e bëjnë dot më një gjë të tillë, për shkak të gardheve.
John Linnell, një ekolog në Institutin Norvegjez për Kërkimet Natyrore, sqaron se është e vështirë të përcaktohet ndikimi afatgjatë tek kfashët e egra, por qasja e kufizuar në ushqimin e nevojshëm që gjendet në anë të ndryshme të kufirit, me ndryshimin e stinëve, mund të çojnë në vdekshmëri më të lartë dhe në zvogëlimin e popullsisë së këtyre kafshëve.
“Peizazhi evropian është shumë i copëzuar nga pikëpamje e kafshëve të egra, kemi shumë autostrada, hekurudha dhe zona urbane që janë shumë afër zonave ku jetojnë kafshët e egra, tani vjen dhe diçka tjetër:gardhi”, shpjegon Linnell.